3.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Gruaja u veѕh me të zeza dhe i ndryѕhoi jetën burrit – Hiѕtoria motivueѕe e ditës

Ishte një çift i devotshëm. Burrë dhe grua ishin në emigrim. Burri kishte ngritur dhe drejtonte një biznes të suksesshëm, por një ditë pati humbje të mëdha dhe i shteruan të gjitha paratë. Që prej asaj dite dhe në vijim, ai humbi interesin për gjithçka. Nuk hante, nuk pinte, nuk kalonte kohë me familjen dhe nuk bënte asgjë.

U mbyll në vetvete. E vetmja gjë që bënte ishte të shqetësohej për gjithçka. Gruaja e tij ishte shumë e zgjuar dhe besimtare. U mundua ta ndihmonte burrin e saj. Pas shumë përpjekjesh, më në fund asaj i erdhi një mendim se si ta bënte këtë.

Një ditë, ajo u paraqit para burrit e veshur e gjitha me të zeza. Siç e dimë, gratë vishen ashtu kur dikush ka ndërruar jetë. Kur e pa të shoqen të veshur në këtë mënyrë, i shoqi pyeti i habitur: “Çfarë ka ndodhur që je veshur e gjitha me të zeza? A mos ka ndërruar jetë dikush?” Gruaja u përgjigj: “Po, kam marë vesh se Zoti nuk është më”. Kur dëgjoi këtë, burri tha: “Si ka mundësi?! Pse po e nxjerr nga goja diçka të tillë?”

E shoqja tha: “Sjelljet e tua këto kohë më bëjnë të mendoj diçka të tillë. Ti po jeton tashmë sikur Zoti nuk është më për ty. Ti gjithmonë kishe besim tek ai dhe thoje se gjithçka që ndodh në këtë botë, ndodh me vullnetin e tij. Sot ti jeton sikur nuk ka mbetur gjë më për ty”.

Kur dëgjoi të gjtha këto, i shoqi tha: “Unë kam besim të plotë tek ai, por jam shumë i shqetësuar, si do të mundet ai të paguajë për shpenzimet e fëmijëve”.

Gruaja iu përgjigj: “Ti tashmë je 50 vjeç dhe gjithmonë ke punuar shumë. Përgjatë jetës sonë deri më sot, ne kemi parë dhe kemi kaluar shumë ulje dhe ngritje dhe ia kemi dalë t’i përballojmë. Edhe kjo periudhë me probleme do të kalojë”.

I shoqi e kuptoi se duhet të ndryshonte diçka. Ai ia mori dorën gruas së tij dhe i tha: “Më fal që të kam shqetësuar, unë i besoj Zotit dhe me ndihmën e tij do ta kalojmë edhe këtë”.

Që prej asaj dite, sjellja e burrit ndryshoi. Në vend të vetmisë dhe shqetësimit, ai filloi të punojë shumë përsëri me shpresën se një ditë gjithçka do të kthehet në normalitet. Shpresoj që t’ju ketë pëlqyer ky tregim. E mora te një faqe simpatike me Histori Motivuese.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...