Një familjar i së moshuarës që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë është deklaruar pas rastit të rëndë që i ka prekur të gjithë. Dhëndri i së moshuarës para gazetarëve theksoi se ajo vuante nga sëmundja e alzheimerit, raporton Paparaci.
Teksa shtoi se janë të shqetësuar nga ky rast, deklaroi se gruaja e moshuar që u sulmua nga infermierja, do të tërhiqet sot nga shtëpia e të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë. Sipas vendimit, thuhet se ajo “tërhiqet nga Qendra për përkujdesjen e të moshuarve, Orenda” kurse “tërheqja bëhet me kërkesë të familjarëve”.
Video e ngjarjes:
“Jemi shqetësuar të gjithë, shoqja kërkoi me bo tërheqjen. Është përdorur dhunë, duhet me cekë se ajo ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare. Nuk dimë që diçka ka ndodhur. Ajo ka qenë aty që një vit. Ajo vuan nga alzheimeri, nuk kemi mundur me vërejt diçka. Rasti ka ndodhur para 3-4 ditësh. Presim që hetuesia brenda me menaxhmentin janë duke diskutuar. Djali është në Belgjikë, vjen sonte, unë dhe gruaja ime jemi këtu”, pohoi ai.
“Ta shohim çfarë procedura do të ndjekim, do ta lypim arsyen që ka ndodhur. Do të ia lëmë ligjin, ajo do të tërhiqet sonte. Kërkova prej menaxherit që me marr vendimin që e bëjmë tërheqjen e banores”, tha familjari i së moshuarës që u rrah në Shtëpinë e të Pleqve në Pejë. E kemi pritur rëndë, nuk ka mundur të flas me vajzën e saj”, përfundoi ai.