Moderatorja Bora Zemani ka reaguar pas rrahjes brutale ndaj një të moshuare e cila ka ndodhur në shtëpinë e pleqve në Pejë. Teksa ka publikuar një fotografi në Instastoryn e saj moderatorja e mllefosur është shprehur: “Njeri i keq, nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg”.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ndërsa videon e ka publikuar aktorja Kaltrina Zeneli në Facebook, shkruan Paparaci. Gjithashtu shtëpia e të moshuarve “Orenta” në Pejë ku ndodhi sulmi fizik ndaj të moshuarës ka dal me vendim për infermieret e përfshira në këtë rast.
Reagimi i Bora Zemanit:
Bordi i këtij institucioni privat kanë vendosur që të suspendohen nga puna Aurona Pelaj dhe tri infermieret e tjera të përfshira në rast. Ky institucion në arsyetimin e dhënë e kanë quajtur “sjellje të pahijshme” sulmin fizik ndaj të moshuarës të Aurona Pelaj dhe për këtë arsye suspendohet./Paparaci.com