Anton Rasaj, njëri nga pronarët e qendrës së të moshuarve ‘Orenda’, ku ndodhi sulmi ndaj një të moshuare në Pejë, është deklaruar në lidhje me rastin, duke thënë se ngjarja e ka lënë pa fjalë dhe e ka mbushur plot mllef.
Përmes një konference për media, Rasaj ka thënë se është investitor dhe sipas tij ka punësuar personel dhe është kujdesur që të krijojë vende pune në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se janë suspenduar nga puna katër infermiere.
“Por, ja që situata në fjalë na ka lënë pa fjalë dhe plot mllef. Na janë besuar prindër dhe familjarë, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sepse nuk shprehim fjalë që të shprehim këtë ndjenjë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se si jam ndjerë kur e kam parë sjelljen e infermiereve Pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që në shpejtësi të veprohet, e për lëndimin e shkaktuar nga to do i ndjekin përgjegjësit në procedurat tjera ligjore”, deklaroi Rasaj.
Teksa shtoi se masa tjera do ndërmerren pas hetimit nga policia e cila gjithashtu është e njoftuar dhe po merret me rastin.