Ka vdekur sot në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi. E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.
Shpresa nga kolegët, miqtë e familjarët do të mbahet mend si një person me virtyte të larta njerëzore pasi që gëzonte respektin e të gjithëve pa dallim. Ajo nuk u dorëzua deri në fund në betejën e saj kundër kancerit. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerës do të do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Rekë.
“Me dhimbje te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges -shoqes tonë Shpresa Jusufi. Qfarë njeriu iku nga kjo botë dhimbja është e pamatshme. Ajo jetoj me modesti, dhe u largua e qete dhe modeste nga kjo botë. Ishe plot jetë dhe shumë e dashur për të gjithë.Është e vështire të pranohet dhe të pajtohemi me humbjen tane. Fjalët dhe veprat tua do të na përcjellin gjithë jeten. Të nderuar familjar ju shprehim ngushellime të thella dhe të sinqerta,në këto momente të dhembjes dhe të pikëllimit bashkëndjejmë me ju për humbjen e më të dashures tuaj si dhe koleges tonë”, kanë njoftuar kolegët e saj në facebook.