Ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Pejë, ku një infermiere rrahu një të moshuar në një shtëpi për të moshuarit, ka tronditur opinionin publik. Videoja, e cila është bërë virale në rrjete sociale ka nxitur reagime të ashpra.
E të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar. Megjithatë, përpos artistëve shqiptar, kjo ngjarje ka tërhequr dhe vëmendjen e aktores spanjolle, Clara Galle. Ajo ka ndarë në Instagramin e saj ku ndiqet nga më shumë se 3 milionë persona një postim me disa foto të të moshuarës së dhunuar. “Kjo është bota në të cilën duam të jetojmë?”, shkroi ajo. /abcnews/
Shiko reagimin e aktores spanjolle: