Policia e Tiranës ka arerstuar një 46-vjeçare pasi akuzohet se dhunoi një burrë te vijat e bardha. Policia njofton se ‘në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një grua që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij,B. R., 46 vjeçe.
Shiko videon KETU.
Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve’.