Xhejlane Godanci është akotrja e njohur e projekteve humoristike të dikurshme, e serialit “Familja Moderne”, e fi lmave, por mbi të gjitha e teatrit. Ajo, edhe sot e kësaj dite mbetet shumë e dashur për publikun. Ba tutat e rolit të Buqes tek “Familja Moderne”, ende janë hit në shoqërinë tonë.
Të gjithë, përdorim diçka në përditshmërinë tonë nga ajo çfarë thoshte Buqja njëherë e një kohë në “Familje…”. E kemi parë në dhjetra shfaqje duke shkëlqyer dhe duke e dhënë më të miren nga vetja, por pak dimë për j etën pri vate të aktores. Ndonëse nuk është martuar asnjëherë, thuhet se Xhejlane Godanci e ka një vajzë, e cila tashmë është e rritur, e bile është marrë për një kohë edhe me muzikë.
Kujtojmë se Familja Moderne është një serial shqiptar që filloi të emitohet që në vitet e pas luftës në Kosovë. Ky serial u transmetua në RTK nga viti 2001 deri në Maj të 2011-ës, dhe gjithashtu është produksion i këtij stacioni televiziv.
Ky serial televiziv përmes satirës dhe humorit na e paraqet fotografinë e vërtetë të gjendjes në Kosovë duke përfshirë jetën e pasluftës në përgjithësi si konfliktet mes gjeneratave dhe rajoneve ashtu edhe tendencat për t’i tejkaluar ato përmes ndryshimeve. Autori i serialit është Virtyt Kelmendi i cili kishte krijuar skenarin e parë në fund të vitit 2001. /Pemajetes.com