Ajo është njëra ndër këngëtaret shqiptare që ka një karrierë të gjatë muzikore. Po flasim për Shkurte Fejzën. Këngëtarja festons sot ditëlindjen dhe mbush 61 vjeç. Por pavarësisht moshës, këngëtarja duket në super formë dhe vazhdon të jetë prezentë me koncerte e projekte muzikore.
Krijuesja e dhjetëra hiteve, ashtu si edhe çdo artist është tejet aktive në rrjete sociale. Në foton e mësipërme, Shkurte Fejza është me bashkëshortin e saj prej 37 vitesh Hajrush Behluli. Ata kanë 4 fëmijë bashkë. Këngëtarja shpesh herë publikon portrete familjare në profilet e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar.
Dasma e madhe e djalit të Shkurte Fejzës u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe. Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza ka publikuar projektin e ri. Ai i dedikohet nuses së djalit dhe premierën e pati në martesë.