U bë e njohur në “Tik-Tok”, aplikacioni i cili shumë përdoruesve po u ofron mundësi të pafundme. Kështu, pas një video që Zoja Nushi nga Gjakova e realizoi, ajo menjëherë u kthye në emrin më të përfolur në vendin tonë. Ajo thotë se gjithmonë ka pasur jetë luksoze. Ndërkaq, nuk hezitoi të flas as për shumën e parave që e harxhon në muaj, e që prek, sipas saj, shifrën deri në 8 mijë euro.
Në intervistën dhënë për “Kendiv”, vajza virale e “Tik-Tok”-ut Zoja Nushi foli edhe për një nga momentet më të komentuar që ndërlidhet me Vali Corleonen. Zoja tregoi pse shkoi në shtëpinë e Vali Corleones, pas ftesës që ai i bëri ‘live’ derisa ishin në “Tik-Tok”. Ajo thotë se kjo ishte diçka normale.
Shiko videon: