Kusherinjtë tanë u bënë sërish viralë në mediet sociale me anë të një videoje jashtëzakonisht emocionuese. Një shimpanze nënë kishte një ribashkim jashtëzakonisht emocional me beben e saj të porsalindur pasi i dha lindje përmes prerjes cezariane.
Shimpanzeja me emrin Mahalja i dha lindje foshnjes së saj, Kuçezës, më 15 nëntor, por nuk mundi ta shihte për dy ditë pasi ai nuk po merrte frymë mirë, shkruan Independent. Pas kujdesit në infermieri në kopshtin zoologjik Sedgwick County, shimpanzeja e pa beben e saj për herë të parë në momente prekëse të kapura në video. Mahalja dhe Kuçezja janë mirë me shëndet, kanë thënë nga kopshti zoologjik.
Shiko videon: