Rastet e tradhtisë në një lidhje vijnë nga monotonia, zbehja e dashurisë apo edhe nga të tjera motive e probleme në ç/ift. Një mesazh i dërguar mbrëmjen e kaluar në redaksinë e JOQ, ka ngjallur shumë reagime tek komentuesit. Gruaja kishte kërkuar mendimin e komentuesve në lidhje me lëmshin në jetën e saj si pasojë e një lidhje jashtëmartesore.
Gruaja shkroi për JOQ: Mirmbrema JOQ, jam nje zonje nga Tirana ,e martuar .kam nje femij te vogel.prej nje viti jam lidh me nje djal eshte beqar ..duhemi shum .. Deri ketu shum mire..por kam mar vesh qe kam ngeI sh tatzene ..por nuk e di tani. me burrin apo me te dashurin..i dashuri me do shum dhe me ka then qe nese eshte i imi mbaje femijen ndahu nga burri dhe jetojm bashk..tani jam ne dilem se cfare te bej..dua mendim nga ndjeksit e faqes JOQ por dua mendime te sinqerta”.
Shiko komentin më poshtë:
Ky status ngjalli shumë polemika dhe përgjigjet ishin nga më të shumtat duke marrë parasysh se edhe deklarata e saj ishte sa e fortë, aq edhe e pazakontë. Një koment ndryshe nga personat që e kritikonin ka rënë në sy midis përgjigjeve.
Një burrë komentoi historinë e jetës së tij të ngjashme me atë të gruas mesazh dërguese. Ai e këshilloi të mos bënte gabimin e jetës ashtu si edhe gruaja e tij e cila përfundoi në mes të 4 rrugëve.