Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Isniq të Deçanit, ku humbi jetën i riu Elvis Osdautaj, pasi u rrokullis me kamion, derisa po zbriste nga mali. Plagët që i riu i pësoi ishin të rënda dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi. Vdekjen e tij e konstatoi mjeku në spital, teksa me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Vdekja e Elvisit ka tronditur familjen e miqtë e tij, të cilët kanë shkruar fjalë prekëse për lajmin e hidhur që morën. “Ah bre Elvis, ma këpute shpirtin shoku jem ishalla nxhenet shpirti yt i bardh.”
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ngushëllimët s’e largojnë krejt mërzinë në familjen Osdautaj në Isniq të Deçanit. Djali i tyre, Elvisi, humbi jetën të dielën në malet e vendlindje së tij, ku u zu nga kamioni. Me të, 27 vjeçari kishte shkuar të marrë dru, njofton Klan Kosova. Zona ku rasti ndodhi është e thellë, kjo vështirësoi shumë nxjerrjen e trupit. I ndjeri do të varroset të martën në fshatin Isniq.
Shiko videon: