Prej mirësive që Zoti u ka mundësuar robërve të Tij, është edhe mirësia e rënies së shiut. Zoti e ka cilësuar atë (shiun) si ujë të pastër (pastrues) duke thënë: “Dhe lëshuam prej qiellit ujë të pastër.”
Ashtu sikurse e ka cilësuar edhe si ujë të begatë, duke thënë: “Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren.” I Dërguari i Zotit në momentin
kur binte shi, i praktikonte disa sunete (tradita) në të shprehur dhe në veprime.
Nga sunetet që praktikonte në të shprehur, ishte dhe fjala (lutja) e tij (alejhi salatu ues selam): “O Zoti ynë! Bëje këtë shi të dobishëm.” Gjithashtu thoshte: “Këto reshje (shiu) ranë me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij.”
Në ato momente, njeriu mund të lutet për çfarë të dojë. I Dërguari i Zotit (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Dy lutje nuk kthehen mbrapsht, lutja gjatë ezanit dhe lutja kur bie shi.” [E përcjell Hakimi dhe e ka satësuar Albani].
Gjithashtu i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) kur frikësohej nga dëmi i shiut lutej duke thënë: “O Zot! Zbrite atë (shiun) përreth nesh dhe jo mbi ne.” Në sunetin praktik (kur binte shiu) i Dërguari i Allahut zbulonte një pjesë të trupit që të lagej nga shiu dhe thoshte: “(E bëj këtë) Sepse sapo është krijuar nga Zoti i tij.”
Ndërsa kur binte shi i ashpër, i dërguari thoshte: O zoti ynë, le të bjerë shiu përreth nesh dhe jo mbi ne, O Allah, (le të bjerë) mbi male e kodrina, mbi shtigjet e luginave dhe vendet ku rriten pemët). ”