Një infermiere ka ndarë rrugëtimin e shtatzanisë së saj në mediat sociale. Për ti dhënë shpresë të gjitha grave të tjera të cilat nuk po munden të bëjnë dot fëmijë. Pas shumë viteve përpjekje Shannon solli në jetë trinjaket, Ronnie, Maddison dhe Emilia.
Mirëpo, ajo është shprehur se nëse nuk do të ishte situate e fundit që kaploi botën, shtatzënia e saj mund të kishte qenë shumë ndryshe dhe nuk e ka shijuar ashtu si duhej. E gjithë situata ndryshoi të gjitha planet e Shannon. Ajo tha se ndjehej sikur shtatzënia e saj ishte vjedhur sepse kishte shumë gjëra që ata i humbën për shkak të situatës që ishte dy vitet e fundit në mbarë botën.
Megjithëse pritja për të mbetur shtatzënë kishte qenë e gjatë, kur erdhi puna për ardhjen e foshnjave, ajo tha se ishte mjaft e lumtur dhe entuziaste për të shijuar të gjitha momentet e shtatzanisë. “Ka pasur shumë lot, veçanërisht nga nëna dhe motra ime. Jo vetëm që ata donin të shihnin foshnjat por ata donin të ishin aty për të më mbështetur”- tha ajo.