Krimet Ekonomike kanë batisur mëngjesin e sotëm shtëpinë e Vali Corleones, në lagjen Gavran të Gjilanit. Deri tek kjo bastisje ka ardhur si pasojë e publikimit të parave në rrjetin social TIKTOK, ku Corleone është mjaftë aktiv.
Bastisja ka filluar nga ora 09:45 deri në orën 10:00, por gjithçka ka rezultuar pastër. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Avokati i Vali Corleones, Sherif Sherifi.
“Krimet Ekonomike kanë pasur një bastisje sot nga ora 09:45 deri në orën 10:00, të njëjtit kanë kryer detyrat e veta sipas Ligjit. Kjo bastisje nuk ka rezultuar me ndonjë dyshim mbi të cilin prokurori ka lëshuar urdhëresë për bastisje. Realisht dyshimet e prokurorisë ka pasur të bëj për disa mjete financiare që janë paraqitur në TIKTOK, në këtë platformë ka pasur debate dhe diskutime për mjete financiare dhe mbi këtë bazë është bërë bastisja dhe gjithçka ka rezultuar pastër”, tha Sherifi për Insajderin
Vali Corleone viteve të fundit është ngarkuar me disa vepra penale, ndërsa së fundi ishte plagosur në këmbë nga e dashura e tij.