Ajo eshte nje nga ikonat e bukurise shqiptare. Eshte vajza e pare qe eshte shpallur Mis ne vendin tone. Edhe pse vitet po kalojne ajo ende eshte nje ikone bukurie. Ajo eshte Valbona Selimllari.Ajo është aktive dhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto me ndjekësit e saj.
Së fundmi, bukuroshja shqiptare është rikthyer shumë vite pas në kohë, duke kujtuar momente nga adoleshenca. Ajo shihet me flokë të shkurtë gjë të cilën nuk e kemi parë te ajo pasi u bë figurë publike duke u portretizuar gjithnjë me flokët e gjatë. E buzëqeshur dhe në njërën prej tyre me syze, Valbona shihet teksa ka veshur rroba për djem por që sërish e bëjnë të ketë shumë hijeshi.
Ja postimi i saj:
Valbona Selimllari njihet si “Missi pa moshë”, për shkak të pamjes së saj të pandryshuar ndër vite, në mos të përmirësuar. Missi i parë shqiptar, është ndër të paktat vajza që ka rrëmbyer kurorën dhe vijon të jetë po aq e pëlqyer sa në fillimet e saj.
Në një intervistë sot për “Wake Up” në Top Channel, ikona e bukurisë shqiptare ka folur rreth jetës së saj. Ajo ka treguar se ka qenë shumë gjumashe kur ka qenë studenteNë fakt edhe sot vazhdon të jetë e tillë, por kur ka impenjime të rëndësishme nuk e ka aq problem zgjimin e mëngjesit.