Në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë ndodhet shtëpia e të ndjerës Sadije Godeni, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, me sëpatë. Përderisa fqinjët nuk kanë dashur të komentojë ngjarjen për mediat.
Rreth orës 05:00 të mëngjesit ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj. 63-vjeçarja ishte mësimdhënëse e lëndës së historisë në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania”. Me urdhër të prokurorit, 70-vjeçari është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë i Sadijes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Shiko videon duke klikuar KETU.
Ende nuk dihet motivi i kësaj vrasje sipas Prokurorisë së shtetit.“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti” thonë tutje ata. Por, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, gjersa burri i saj është arrestuar.