Një grua e moshës 63-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i tij i moshës 70-vjeçare. Në lidhje me rastin, ka dhënë detaje gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani. Ajo tha se prokuroria është shprehur janë duke vepruar me vendimin që ka marrë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Nga prokuroria na është thënë se janë duke vepruar me vendimin që ka marrë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që i bie se për shkak të një vendimi të qeverisë, ata do të punojnë vetëm me rastet esenciale, pra të mos merren me rastet e tjera, vetëm rastet që janë urgjente”.
“Pyetja ime ishte: “Për institucionet çka është më e rëndësishme, më esenciale se një ngjarje si kjo?”. Pra, kur një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj me një sëpatë dhe institucionet thonë se janë duke vepruar me një vendim që janë të mllefosur dhe të revoltuar sa i përketë pagës që u është zvogëluar, për mua ka qenë zhgënjyese”, tha ajo.
Tutje, Tërshani bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e 63-vjeçares është mbrojtur në heshtje, përcjell Klankosova.tv.
“70-vjeçari i cili dyshohet që ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, sipas informacioneve të televizionit, nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tash, ai është marrë në pyetje, i janë bërë pyetjet normalisht nga hetuesit policor, por nuk ka pohuar as mohuar asgjë në lidhje me ngjarjen, pra të themi kështu, është mbrojtur në heshje. Ne kemi kontaktuar edhe me avokatën e tij, ajo ka thënë se klienti i saj është në gjendje të rëndë psikologjike”, u shpreh tutje Tërshani.