Një qytetar nga Malisheva me bindje të forta fetare ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e në të cilin denoncon nacionalizmin në prag të festës së 28 nëntorit duke u shprehur se flamuri shqiptar është “flamur i kufrit” (mashtrimit). Ubejdullah Ebu Suhelja pretendon të citojë një mori hadithesh që besojnë se ndalojnë festat nacionaliste.
“Muslimanët quhen muslimanë sepse u janë nënshtruar obligimeve bazë, te muslimanët nuk do të gjesh asnjëherë përzieshmëri, nuk do të gjesh tek ta dashuri për flamurin shqiptar, apo ndonjë flamur tjetër prej simboleve të kufrit (mohimit) dhe injorancës.” – shkruan ai.
Duke folur në shumës, ai thotë që “distancohen nga feja e të parëve, nga flamuri (të cilin e quan sorrë) dhe nga festat. Mësohet që z. Ebu Suhejla (emri i lindjes së të cilit nuk dihet) ishte pjesë e lajmeve edhe më herët për gjuhën e tij që është cilësuar si radikale.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje (Kujdes, përmban gjuhë të urrejtjes):