Gazeta Sinjali publikoi të shtunën pamje të një përleshje fizike te ‘Ura e Gurit’ në qytetin e Pejës, ku ishin përfshirë disa persona, me ç’rast një 35-vjeçar ka pësuar lëndime trupore. Njëri nga personat e dyshuar është arrestuar, teksa dy të tjerë ndodhen akoma në arrati.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u kap është Akil Kelmendi, i cili është vëllai i njërit prej personave tjerë të dyshuar, të cilët kanë arritur që të arratisen. Sinjali mëson se motivi i përleshjes dyshohet të jenë problemet familjarë mes dy palëve.
Shiok videon më poshtë:
Në anën tjetër, 35-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ndërkohë që ka dhënë edhe deklaratën e tij para hetuesve policorë lidhur me rastin. Ai ka deklaruar se duke ikur nga sulmi me të cilin u përball, ka rënë në lum e që më pas edhe aty të dyshuarit kanë vazhduar ta rrahin.