Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa është fejuar dje, E veçanta e kësaj ceremonie ishte vendi të cilin e zgjodhi çifti. Gresa dhe Sadiku u fejuan në Hagë. Atje ku po mbahet ish zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, në pritje të gjykimit.
“Te fejuar! E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi! E jotja, Gresa Familjarë dhe miq, faleminderit për urimet! Gresa dhe Sadiku”, ka shkruar ajo.
Shiko foton: