28 nëntori shënon ditë festive për të gjithe shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi, Mali i Zi, Serbi, e më tutje në të gjithë Europën dhe botën. Për nderë të kësaj feste, nuk kanë munguar urime të shumta nga pothuajse e gjithë bota. Një urim më ndryshe, ka ardhur nga një zonë luftë, pra nga Ukraina.
Mercenari kosovar në Ukrainë, Armendi, ua ka uruar shqiptarëve festën e pavarësisë, 28 nëntorin. Ai ua ka uruar këtë festë dy personave në veçanti, Samirit dhe Agonit nga Vushtrria. Ai ka kohë që lufton në Ukrainë me pagesë, dhe në një storie për Klan Kosovën më parë kishte thënë që kjo është lufta e parë për të, dhe se aty ka vajtur nga Gjermania ku jeton prej vitesh.
Shiko urimin e tij në videon më poshtë: