Një moment shumë emocionues në “Kënga Magjike” ishte performanca e Anna Gjebreas, teksa lajmëroi emrin e të bijës për t’u ngjitur në skenë, Arditi tha se për të nuk është aspak e thjeshtë. Përpos emocioneve, moderatori shtoi se nuk ka qenë kurrë 100 perqind i sigurt nëse donte që fëmijët e tij të bëheshin artistë, megjithatë ai u shpreh krenar për Annën, duke thënë se ka arritur të vijë vetëm falë punës së saj.
“Nuk është e thjeshtë, e para sepse jam baba i emocionuar si çdo prind për fëmijën. E dyta, sepse nuk kam qenë asnjëherë 100 perqind i bindur nëse do doja që fëmijët e mi të bëheshin artistë. Dhe e treta, se nuk kam dashur asnjëherë që vajza ime të ishte vajza e Ardit Gjebreas.
Por sot nuk e kam ftuar unë në festival, falë punës dhe konfirmimit nga artisti Luca Tomasini apo koreografi Fabrizio Prolli, Anna Gjebrea vjen vetë sonte në “Kënga Magjike””, tha Arditi. Anna performoi këngët “Stand By You” me të cilën konkurroi në “Eurovision Kids” dhe “Just Dance”, të publikuar dy javë më parë.