Një 13-vjeçar nga Lipjani ka vdekur mbrëmë pasi u aksidentua para disa ditësh. Ai kishte qenë në gjendje kome pas lëndimeve që kishte marrë, shkruan Jepi. Familjarët, përmes një njoftimi në facebook, kanë njoftuar se sot ai ka ndërruar jetë.
“Të Allahut jem dhe Vetëm tek ai do të kthehemi. Pas nji aksidenti të ndodhur para pakë ditësh në Lipjan ti ishe në Kom shkaku i Lëndimeve të marra sot na le përgjithmon të trishtuar në moshën 13 vjeqare o kusherini jon në lulën e rinis Lorik Rrahmani Allahu të shpërbleft me Xhehnet Jarabi.”, ka shkruar familjari i tij në facebook.
Postimi i plotë: