Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ende nuk ka dalë me konfirmim zyrtar.
Portali Frontonline ka publikuar një fotografi nga vendi i krimit. Insajderi ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe QKUK’ja që të marrë një konfirmim zyrtar për këtë rast. Institucionet ende nuk janë përgjigjur. Pamje nga vendi ngjarjes.
Shiko pamjet më poshtë:
Pak ditë më parë u vra edhe një grua nga burri i saj. 63 vjeçarja Sadije Godeni u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se ka kryer bashkëshorti i saj Izet Godeni. I cili tashmë është arrestuar.
63-vjeçarja thuhet të ishte në gjumë. E më pas, 70-vjeçari u vetëdorzua në polici me të nisë muzgu, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.