Imami i njohur nga Shqipëria, Elvis Naçi, përmes një statusi në faqen e tij në facebook, ka reaguar lidhur me tragjedinë e djeshme që tronditi Kosovën, ku një grua shtatzëne u vra, ku dorasi dyshohet të jetë ish burri i saj, shkruan pemajetes.com.
“Nje foshnje do te dilte keto dite ne jete, mbase neser mbase pasneser, do te shikonte nenen, ate qe e mbajti 9 muaj, qe me sa mall e priste, sa ka duruar per ta pare, mes dhimbjeve dhe veshtiresive, por dy krisma te nje arme gjakatare ne koke ia mori jeten te dyve”, ka shkruar Naçi.
Postimi i tij i plotë:
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Ferizaj ka lëshuar një komunikatë për media, pasi të mërkurën në oborrin e QKUK-së, Sokol Halili dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë Hamide Magashi, 35-vjeç. Gjykata tregoi se viktima ka pasur urdhër-mbrojtje në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, duke filluar nga 13 shtatori i këtij viti deri më 13 mars të 2023-s.
“Lidhur me këtë ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në bazë të dhënave nga Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve SMIL, janë të evidentuar këto të dhëna. Me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.