Në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, motrat, familjarët e të afërmit po ia dhënë lamtumirën e fundit Hamide Magashit, gruas që u vra të mërkurën në oborrin e Gjinekologjisë nga ish-bashkëshorti i saj.
Familjarët janë parë në gjendje shumë të rëndë emocionale derisa i japin lamtumirën Hamide Magashit, para nisjes së kufomës për në varreza, shkruan Insajderi. Lotët e mërzinë nuk mundën t`i ndalin as familjarët e të afërmit e tjerë të saj.
Pamjet më poshtë:
Kujtojmë se vrasja makabre është kryer të mërkurën rreth orës 18:00, në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Viktima është Hamide Magashi, një 35-vjeçare që ishte në javën e 41’të të shtatzanisë. Ajo është vrarë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar për të kryer lindjen.