Nesër do të varroset Sokol Halili, i cili bëri dje vetëvrasje, dy ditë pasi vrau gruan e tij shtatzanë, Hamide Magashin. Sipas familjarëve, varrimi do të bëhet në orën 12:00, në Lagjen e Pajtimit.
“Të nderuar familjarë dhe dashamirë ju njoftojmë se varrimi i Sokol Halil Halili, bëhet nesër më 04.12.2022, në ora 12:00, në Lagjen e Pajtimit”, thuhet në njoftimin e familjes.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”.