Greqi- Një ngjarje e rëndë u raportua dje në Greqi. 25- vjeçari Qamil Taja vra u me armë bashkëjetuesen Krisjana Brakaj 19-vjeçe. Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që tia merrte jetën të dashurës në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Foto e saj janë bërë tashmë publike, ndërsa në një prej postimeve të saj në rrjete sociale shkruhej “Pavarësisht se sa shumë të lëndojnë ata përreth teje, sigurohu që të mos ta vjedhin buzëqeshjen”.
Ndërsa në profilin e saj shkruhej: E vërteta që shqetëson, vlen më shumë se një gënjeshtër që është e përshtatshme! Sipas policisë greke, autori e gjuajti disa herë me revole, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.
Në vazhdim i riu u dorëzua në rajonin e policisë në Pire, ku edhe u tha policëve se vrau për xhelozi bashkëjetuesen e tij.
Policia theksoi se ai ushtronte presione psikologjike dhe fizike ndaj të ndjeres. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i saj.