2.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Rrëfimi i Kimetes prek të gjithë. Tregon si e maltretonte për 30 vite burri pijanec

Ikja nga shtëpia e babait me fustan të bardhë, për Kimeten nuk ishte një rrugëtim drejt lumturisë, por drejt një dhune 30-vjeçare. Në një rrëfim për emisionin “Review”, Kimete Xhaferri nga Kukësi thotë se i shoqi është burgosur tre herë, për shkak të dhunës që ai ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve, por gjithmonë është liruar.

E vetmja masë që Policia e Kukësit ka konsideruar të marrë për Kimetën ka qenë një urdhër-mbrojtjeje, letër që nuk e pengon bashkëshortin e 54-vjeçares që të shkojë e ta kërcënojë vazhdimisht pranë banesës.

“Pijaneci kurrë nuk u bë njeri. Ai vetëm pi, shkon në kurbet, pi, nuk sjell para në shtëpi,”- thotë Kimetja, teksa shton se dhuna nuk po i ushtrohet vetëm nga bashkëshorti, por edhe kunati, i cili e telefonon dhe e kërcënon vazhdimisht.

“Edhe kunati, më ka marrë në telefon. Kam shkuar kam bërë denoncim te oficeri i policisë në Kukës, i kam thënë më kërcënon kunati me fjalë banale. E kam ndërruar numrin e telefonit, më kërcënonte gjithë ditën. Kam shkuar te polici i zonës, bëra denoncimin e kunatit. I thashë, po më kërcënon kunati, si e liruat burrin tim?”- shton 54-vjeçarja që edhe këtë natë e kalon me frikën se bashkëshorti dhunues do të konsumojë sërish alkool e ndoshta një ditë do të përmbushë ‘premtimet’ që u jep të afërmve.

“30 vjet dhunë, durim, durim. U thotë njerëzve, unë do ta dhunoj, do ta djeg me shtëpi, do ta djeg me fëmijët, shtëpia është e babait tim. U thotë njerëzve do ta pres. Unë e mbyll portën. Nuk vjen këtu ditën ai, vetëm natën. U thotë njerëzve, të dalë se do ta pres. Vajzën ma ka dhunuar. Nuk e di kush janë këto socialet,”- shton Kimetja.

Por përgjigjia që ka marrë nga autoritetet nuk ka qenë mbrojtja, por një copë letër që deri më sot nuk ka rezultuar efikase për jetët e grave në Shqipëri. Madje, 54-vjeçarja thotë se polici i zonës është shprehur se bashkëshorti i saj, nuk është se ka bërë ndonjë gjë tragjike.

“Vetëm thonin ec, urdhër-mbrojtjeje. Kur më jepnin urdhër-mbrojtjeje, ai prapë vinte. Ata i thonin mos hajde në shtëpi, duhet të qëndrosh 500 metra larg. Ai prapë vinte, thyente derën. Ai tha që dënimin e ka bërë dhe do vijë në shtëpi. Tha që nuk ka bërë ndonjë gjë tragjike, dhunë, gjak. Këtë përgjigje ma ka dhënë polici i zonës,”- theksoi Xhaferri.

Kimete Xhaferri me siguri që nuk është e vetmja grua që kalon ditët e minutat nën kërcënimet e një njeriu dhunues, por është nga ato të pakta që ka marrë guximin t’i drejtohet derës së Policisë së Shtetit dhe nga më të paktat që ka marrë guximin për ta rrëfyer tmerrin 30-vjeçar përpara një kamere. Por, nëse Policia e Shtetit apo oficeri i zonës në Kukës do presë që bashkëshorti i Kimetes të bëjë ndonjë tragjedi, shanset që ta shohim sërish këtë grua me të njëjtin guxim, apo edhe thjesht ta shohim, do të jenë të pakta.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...