Këtë javë, emisioni Kojshia Show trajtoi temën për teoritë konspirative dhe rendin e ri botëror, më saktë, për shoqëritë sekrete dhe iluminatin, ku të ftuar ishin hoxha nga Shkupi, Bedri Lika, studiuesja e shkencave okulte, Pranvera Xhafa, dhe konspiracionisti i njohur Arjanit Sllamniku, shkruan Korrespodenti.
Konspiracionisti Arjanit Sllamniku, në këtë emision ka dhënë një parashikim befasues sa i përket ardhjes së Dexhallit, ku këtë të fundit e parashikojnë poashtu edhe fetë monoteiste. Sllamniku ka thënë se Dexhalli do të dalë në vitin 2024, duke treguar edhe në cilin shtet do të paraqitet për herë të parë.
Ndiqeni emisionin nga minuta e 101’të për ta dëgjuar parashikimin e plotë të konspiracionistit Arjanit Sllamniku për ardhjen e Dexhallit.