Zvicra ka eliminuar Serbinë dhe ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër në Botërorin që është duke u mbajtur në Katar. Pas shumë provokimeve nga tifozët dhe lojtaret serb, Xhaka dhe Shaqiri nuk duruan duke mos hezituar të kenë konflikt verbal.
Gjate festimit te fitores, ishte ai Xhaka i cili veshi fanellën e shqiptarit tjetër, me mbiemrin Jashari. E pas këtij gjesti, ditën e sotme u përfol se Xhaka mund te dënohet nga federata e futbollit pasi u quajt si akt politik. Leonita, bashkëshortja e Xhakes nuk ka ngurruar dhe reaguar ne mënyrën më të shpejt.
Shiko reagimin e saj më poshtë:
“Lojtari i ndeshjes. Shumë krenare me ty”, shkroi ajo në profilin e saj në Instagram duke mos u merr fare me thashethemet. Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës./InfoKosova/