Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e ”Gazetës Korrekte”. Në këto ditë festash një familje shqiptare ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Gruaja quhet Albana Sejdo. Si tregon ajo ka probleme me mushkëritë, kurse i shoqi është i sëmurë me diabet dhe nga sytë.
Ndërsa djali i tyre ka probleme me zemrën. Si tregon ajo të tre janë me aftësi të kufizuara. Askush në familjen e tyre nuk punon. Më tej ajo tregon se djali ka lindur me probleme në zemër.
Shtëpia ku jetojnë është në kushte shumë këqija. Apeli i Albanës është që t’i ndihmojnë sado pak në këto ditë të vështira, që të munden të kenë disa momente të qeta dhe lumtura./ Marrë nga Gazeta Korrekte
Numri ku mund t’i kontaktoni: 0695313597 numri i bashkëshkortit Rami Sejdo