Ka vdekur infermieri Ferki Dobreva, shkruan Mitrovica SOT. Ai ishte infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të QKMF-së Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, ngushëlloi familjen, miqtë dhe kolegët.
Shabani vlerësoi kontributin e të ndjerit dhe tha se ishte familjar i devotshëm e infermier i shkëlqyer. Ai tha se për vite u qëndroi afër qytetarëve të Mitrovicës duke dhënë kontribut të çmuar në mbrojtje e jetëve të tyre.
Postimi:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut tonë Ferkiut,ishte lajm që mbushi me pikëllim zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
Sot u nda fizikisht nga ne një njeri i mirë, familjar i devotshëm dhe infermier i shkëlqyer.
Ferki Dobreva,infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të QKMF-së në Mitrovicë,përgjatë shumë viteve ishte afër qytetarëve të Mitrovicës ,duke dhënë kontribut të çmuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre.
Në emër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe në emrin tim i shpreh ngushëllime familjes , të afërmeve ,kolegëve dhe gjithë shoqërisë së Ferkiut.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ferkiun!
Zoti e shpërbleftë!
Me dhimbje dhe respekt!
Dr.Fahri Shabani
Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi
Komuna e Mitrovicës
06.12.2022