Avokati Arianit Koci ka publikuar në Facebook disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu pas deklaratave për veprimin e Granit Xhakës në Botërorin 2022, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.
Disa nga kërcënimet që ka pranuar Avdiu në rrjetet sociale janë të rënda e të rrezikshme, ku aktivistja kanoset me jetë për deklaratat e saj. Njëri nga personat që i ka shkruar Avdiut, e ka kërcënuar atë duke i thënë se “kam met t’qu bashk me hamiden natan”, duke aluduar kështu në gruan shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së disa ditë më parë.
Së fundmi, reperi i njohur Gold Ag përmes një postimi në facebook ka ofenduar rëndë Zanën. Ai ka publikuar fotografin e Granit Xhakës duke shkruar : “ Kur t’kruhet t’shkruhet, kallxoni asaj ”.