Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin, hoxhë Sadri Zeka dhe prifti ortodoks At-Nikolla Xhufka, të cilët diskutuan për temën e javës që kishte të bënte me festat e fundvitit si dhe harmoninë ndër-fetare te shqiptarët, shkruan Korrespodenti.
Se harmonia ndërfetare te shqiptarët ka qenë dhe vazhdon të mbetet shembull për popujt e tjerë, e ri konfirmon edhe një nga skenat e këtij emisioni. Në një moment në emision, hoxha Sadri Zeka i dhuron priftit ortodoks librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, të cilin, ky i fundit e puth, duke treguar kështu se ka respekt të jashtëzakonshëm për fenë e bashkëkombësve të tij.
Ndiqeni emisionin nga minuta 52:00 për ta parë këtë gjest të jashtëzakonshëm të At-Nikolla Xhufkës kur i dhurohet libri i shenjtë i myslimanëve.
At-Nikolla Xhufka, më herët në këtë emision ka treguar se edhe ka njohuri rreth fesë islame. Ai e ka shqiptuar edhe shehadetin në gjuhën shqipe në emision, si dhe ka treguar se i di edhe disa lutje që i bëjnë myslimanët. /Korrespodenti