Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin, hoxhë Sadri Zeka dhe prifti ortodoks At-Nikolla Xhufka, të cilët diskutuan për temën e javës që kishte të bënte me festat e fundvitit si dhe harmoninë ndër-fetare te shqiptarët, shkruan Korrespodenti.
I pyetur për mendimin e tij rreth për lutjeve që i bëjnë besimtarët e tarikateve, të cilat edhe i patën demonstruar në një emision të mëparshëm ku ishin të ftuar shehlerët këtyre tarikateve në Kojshia Show, At-Nikolla Xhufka ka thënë, edhe pse nuk dëshiron t’i paragjykojë ata, por se ato lutje, atij i janë dukur paksa pagane.
“Më është dukur paksa e habitshme ai rituali me dy dajret dhe ato lëvizjet e kokave. Pak më dukën si pagane me të thënë të vërtetën, pa dashur t’i paragjykoj, pasi që secili ka besimin e vet, është mirë që t’i besojmë Zotit. Por, sa më pak rituale, sa më shumë drejtim vetëm tek Zoti”, ka thënë Xhufka.
Ndiqeni minutën e 50:00 të emisionit për ta dëgjuar deklaratën e plotë të priftit sa i përket lutjeve të shehlerëve. /Korrespodenti