Disa njerëz janë thjesht me fat! Natyra është treguar aq bujare me to, sa jua bën të pamundur ju të tjerëve që mes këtyre dy vajzave që do të shihni në vijim të gjeni cila është 45-vjeçarja dhe cila është 22-vjeçarja.
Ju prezantojmë me Meet Joleen Diaz, mamanë 45-vjeçare që po çmend internetin së fundmi për shkak të ngjashmërisë së frikshme me të bijën 22-vjeç dhe faktin që duket si binjakja e saj.
Ok, e dimë që keni ngecur tek fotot, por na lini t’ju tregojmë edhe më. Dyshja nënë e bijë hutuan Instagramin pasi publikuan foto në plazh, me bikini dhe në aktivitete të tjera që bënin gjatë ditës bashkë. Shumica e njerëzve e ka të vështirë ta bësojë se nuk bëhet fjalë për motra binjake sepse mamaja duket KAQ e re!
Pavarësisht se mes tyre ka një diferencë prej 24 vitesh, i ndodh shpesh t’i ngatërrojnë për motra dhe veçanërisht kur dalin ne takime me djem të rinj.
Kjo grua punon si mësuese dhe pse kohët e fundit është kthyer në yll Instagrami. Rinia e përjetshme dhe bukuria shpesh i kanë hapur edhe telashe sepse siç tregon vetë, llogaria e rrjeteve sociale i mbyllet shpesh sepse mendojnë që është adresë fallso dhe fotot nuk janë të sajat.
Nuk e fajsojmë dot Instagramin kësaj radhe. Mjafton ta shihni!
Nënë e bijë dalin shpesh në takime bashkë për të aprovuar ose jo partnerët potencialë të njëra-tjetrës.
E ndjekur nga më shumë se 600,000 njerëz në Instagram 45 vjeçarja thotë se po kërkon për dashurinë e jetës ndonëse shpesh “paragjykohet” për gruan që në të vërtetë s’është.