Gjithmonë ndarjet në familje, qoftë edhe ato shumë të shkurta janë gjithmonë të dhimbshme dhe emocionuese, shkruan KultPlus. E tillë duket edhe në një fotografi të publikuar në Facebook nga Burhan Gashi, ku shihen dy prindër duke parë nga vrimat e aeroportit fëmijën e tyre teksa ai po largohet nga vendi.
“Prindër duke parë nga vrimat deri në momentin e fundit femijën e tyre duke u nise për jashtë shteti! Foto e shkrepur në aeroportin e Prishtinës.”, thuhet në postimin e Gashit. E kjo fotografi është edhe një përshkrim i saktë i dhimbjes që shumë prindër përjetojnë teksa përcjellin fëmijët e tyre për në mërgim.
Shiko foton më poshtë: