Producenti hollivudian i filmave DeVon Franklin kishte folur për filmin e tij, “Breakthrough”, duke zbuluar se ai është i bazuar në një historinë e vërtetë të një adoleshenti i cili vdiq e më pas erdhi sërish në jetë, pasi nëna e tij iu lut Zotit me gjithë forcën e saj.
“Breakthrough është një histori e vërtetë mrekullie, të një nenë e cila lutet që djali i saj të rikthehet në jetë. John Smith ishte 14 vjeç dhe vdiq pasi ra në një liqen të ngrirë”, kishte thwnw nw intervistwn e tij regjisori Franklin.
Shiko trailerin e filmit:
Ngjarja në fjalë ndodhi më 19 Janar të 2015-s. 14-vjeçari u nxor nga liqeni Sainte Louise në Missouri pas 15 minutash. M je kët u përpoqën që ta shpëtonin, por në fund u do rëzuan, të bindur se kishin bërë gjithçka mundeshin se i mitu ri do të mbijetonte.
Pikërisht në këtë moment, nëna e tij Joyce shkoi në dhomën e spitalit dhe diçka e pabesueshme ndodhi.
“Ajo shkon në dhomën e emergjencës. Djali i saj qëndron në shtratin e vdekjes. Por në vend që t’i japë lamtumirën e fundit, ajo shkon tek këmbët e tij, vendos duar e më pas thotë: Shpirti i shenjtë ma sill djalin tim mbrapsht… dhe John rikthehet në jetë”.