E rëndë: 43 vjeçarja helmohet nga preparatet higjienike, humb jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje nga fshati Sllatinë e Epërme në Viti, ku një grua dyshohet se ishte helmuar nga preparatet higjienike dhe për pasojë ka humbur jetën.
E ndjera fillimisht ishte trajtuar në QKMF, por më pas është dërguar në QKUK, ku edhe vdiq. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 43-vjeçare, e cila ishte pranuar në këtë qendër në gjendje të rëndë, por s’ka arritur të mbijetojë.