Numri i rasteve të dh unës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku v iktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dh une ps ikike e f izike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrrat me nuse.
Një rast i dh unës në familje është raportuar nga Polica dje në Mamushë, shkruan Gazeta Metro. Policia njofton se v iktima femër kosovare ka raportuar se vjehrra dhe vjehrri i saj kanë ushtruar dh unë f izike ndaj saj. Rasti është duke u hetuar dhe aktualisht nuk ka të arrestuar thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
Kutojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në tetor të këtij viti janë raportuar 2.273 raste të dhunës në familje. Në një përgjigje për Ekonomia Online, Policia ka sqaruar se në 1897 raste viktimat kanë qenë gra dhe 433 raste viktima kanë qenë burrat. Qendra për Punë Sociale në Prishtinë, ka mohuar akuzat për mungesë të punës e të reagimit në rastet e dhunës në familje