Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri të qytetit italian, Torino, ku një 18-vjeçar, i identifikuar si Blendi Halili, ka humbur jetën. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar mediat italiane. I riu besohet jetonte me familje prej kohësh, ndërsa prejardha e tij raportohet të jetë nga Kosova.
Siç raporton gazeta italiane, “Corriere Torino”, 18-vjeçari u përplas në murin e objektit të një ish-fabrike përderisa ishte duke drejtuar një veturë të vogël, të tipit “Ford Ka”. I riu vdiq në vendin e ngjarjes teksa me të ishin edhe tre persona të tjerë në veturë.
Më poshtë, foto e të riut që humbi jetën: