Vajza e vetme e reperit Mozzik dhe artistes Loredana, sot feston ditëlindjen. E bukura Hana, mbushi katër vite jetë. Gramoz Aliu zbuloj se të bijës i ka bërë dhuratën speciale duke hapur një puset uji në Afrikë me emër të saj.
Nga video e postuar shihet se si të lumtur e gëzojnë këtë hapje dhe e urojnë Hanën për ditëlindje.
Tutje ai ka postuar edhe një fotografi të bërë në ditën e ardhjes në jetë bashkë me vogëlushen: “Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë e më të gëzueshmin në botë. Zot faleminderit”, ka shkruar ai.
Artisti ka zbuluar se ka dërguar edhe qindra mbathje në vendin e varfër për fëmijët dhe të rritur.
Video e tij më poshtë: