Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij të martën në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Indeksonline raporton se viktima është Zekir Selimi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se me autorizimin e prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.
“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në Rr.Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person mashkull i moshës rreth 40 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit ka nisur hetimet”, tha ai.
Foto e të ndjerit: