Një i ri në kryeqytetin shqiptar shihet tek sa kontrollon koshin e mbeturinave për ta siguruar mbijetesën e tij, e me siguri edhe të familjes së tij. Videon e ka publikuar kryetari i PD’së, Sali Berisha, në të cilën ka shkruar se “kjo i ka mbetur për mbijetesë”, shkruan pemajetes.com.
“Kjo i ka mbetur për mbijetesë! Ndërkohë Rama, 137 udhëtime me avion me dhomë gjumi luksoze në dispozicion. Ai ka shpenzuar për këto fluturime 22 milionë euro”, ka shkruar kryetari i PD’së Sali Berisha në faqen zyrtare të tij në facebook. Me të parë këto pamje rrënqethëse, ka patur reagime të shumta shumë ndjekës të rrjeteve sociale, të cilën kanë mbetur të tronditur nga kjo. /Pemajetes.com
Shikojeni videon e më poshtme: