Imami i njohur nga Prishtina Labinot Maliqi, përmes një statusi në faqen e tij ën facebook, ka thënë se islamofobët shqipfolës më të mëdhenjë, po dalin të jenë edhe përqarësit më të mëdhenjë të kombit shqiptar, të cilët sipas tij, rëndom vishen me petkun e intelektualit, politikanit, gazetarit e (a)fetarit, transmeton pemajetes.com.
“Këta individ vijnë nga organizata e institucione si; Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Partit Politike, Shoqëria Civile, gazetarë e themelues të kanaleve televizive e portalesh etj. Të tillët, Zoti i udhëzoftë, dhe kombin tonë e ruajttë nga helmi dhe e keqja e tyre”, ka shkruar ai.
Nuk dihet se cila ishte arsyeja e tij për shkrimin e këtij statusi, pasi ai nuk ka qenë specifik, por ka folur në terma të përgjithshëm. Pas disa minutave, statusi duket se është fshirë nga imami Maliqi, prapë për arsye të panjohur.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Islamofobët shqipfolës më të mëdhenjë, po dalin të jenë edhe përqarësit më të mëdhenjë të kombit shqiptar, të cilët sipas tij, rëndom vishen me petkun e intelektualit, politikanit, gazetarit e (a)fetarit këta individ vijnë nga organizata e institucione si; Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Partit Politike, Shoqëria Civile, gazetarë e themelues të kanaleve televizive e portalesh etj. Të tillët, Zoti i udhëzoftë, dhe kombin tonë e ruajttë nga helmi dhe e keqja e tyre.