Ka vdekur gruaja që gjatë luftës në Kosovë i kishtë mjekuar dhe u kishte përgatitur bukë ushtarëve të UÇK-së, Miradije Bardhi. Vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët nëpërmjetë portalit rajoni.org.
Miradija njihet me emrin gruaja e çelikt të cilës i’a kishin vnu Fehmi e Xheva Lladrovci pasi kishtë vendosur qe në shtepin e saj ti mjekonte dhe të plagosurit e UÇK’së. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër me 23 dhjetor nga ora 14:00-15:00 në fshatin Gradicë të Komunës se Drenasit.
Kujtojmë se në shtator të këtij viti u bënë 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.
Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.