Një video e cila ishte publikuar në fillim të muajit mars të këtij viti, ende po vazhdon të shpërndahet nëpër rrjetet sociale, në të cilën një mërgimtar nga Suedia dëgjohet duke fyrë ata që e kanë “sharë” ish-presidentin Hashim Thaçi dhe UÇK-në. Video duket se është rishpërndarë pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin në veri të vendit, shkruan pemajetes.com.
“Qysh po e nini veten ju qenefat që e shajshi Hashim Thaçin dhe e shani hale UÇK-në. Qysh po e nini veten ju patriotat e mas lufte? Merrni mësim o qenefa në presidentin e Ukrainës dhe në atë popull heroik që mbron atdheun e vet, me pleq me plaka, me gra me thmi me çka ka, edhe presidenti u vesh”, kishte thënë mërgimtari në videon e tij. /pemajetes.com
Shiko më poshtë videon e ripublikuar të mërgimtarit nga Suedia: